Për shkak të përmbytjeve, një shofer kamioni ka menduar ti japë zgjidhje këmbësorëve të bllokuar në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
Shoferi i merr nga 100 lekë të reja qytetarëve, për të kaluar nga një trotuar në tjetrin. Me anë të një video-je të postuar në Instagram, nga balerinët Gerd Vaso dhe Enada Hoxha, shfaqet shoferi se si i transporton qytetarët kundrejt shumës së kërkuar.
“U kthyen vitet 1990, shqiptarët po largohen me kamiona për në Itali… …1000lek personi për të kaluar nga njëri trotuar tek tjetri”, shkruajnë bashkëngjitur videos në fjalë”.