Divorci i shumë përfolur mes ish- çiftit të Hollivudit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, duket se ende nuk ka ikur nga vëmendja e njerëzve. Në një intervistë të dhënë për gazetën “In Touch”, Brad u shpreh se ishte penduar që braktisi ish-gruan e tij të parë, Jennifer Aniston për Angelinën. Çifti u divorcua në vitin 2005 dhe ende ngjall reagime të shumta nga fansat e tyre, jo vetëm sepse ata dukeshin bukur së bashku por edhe sepse filmat e tyre kanë rezultuar mjaft të suksesshëm.
Pas divorcit të tij të dytë në 2016 nga Angelina, Brad deklaron se ka patur shumë khë në dispozicion për të reflektuar mbi jetën e tij, duke arritur kështu në përfundimin se ka gabuar që është ndarë nga Jennifer. Në një situatë tjetër, fansat do të ishin gëzuar dhe do kishin shpresuar për një ribashkim të mundshëm, por duke qënë se Jennifer aktualisht është e martuar prej dy vitesh me yllin e “Wanderlust”, Justin Theroux, kjo gjë ka gjasa të pakta që të ndodhë.
Megjithatë, mund të themi se të pktën, ai e ka kuptuar gabimin, megjithëse me vonesë, duke pranuar kështu faktin se Jennifer ka qënë një nga femrat më të rëndësishme ne jetën e tij. Më në fund e tha! Më mirë vonë se kurrë!











