Juristja e njohur Eni Çobani mësohet se është shoqëruar në polici mesditën e sotme.
Sipas informacioneve mësohet se ajo ka qënë në një sencë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar, transmeton Report TV.
Çobani u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim, ndërsa lajmëroi forcat e rendit.
Mësohet se avokatja e njohur Eni Çobani po merret në pyetje në këto momente nga policia e Gjirokastrës.










