Lideri i partisë në pushtet Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari rastin e largimit të nxënësve shqiptarë nga gjimnazi i Velesit, e ka quajtur “shovinizëm klasik”, transmeton TV21.
Sipas tij, me largimin e nxënësve pamundësohet mësimi në gjuhën shqipe nga Komuna e Velesit dhe nga disa parti.
“Në vitin 2023, në një komunë dhe nga disa parti në Maqedoni, pamundësohet mësim në gjuhën amëtare fëmijëve të cilët i takojnë popullatës që është mbi 30% në këtë shtet! Kjo është shovinizëm klasik!”, shkroi Taravari në Facebook.