Shpatë me dy tehe: Këta njerëz nuk do të duhej të bartnin maska, mirëpo janë të detyruar për shkak të coronavirusit

Njerëzit me sëmundje të mushkërive nuk do të duhej të bartnin maska mbrojtëse nëse u krijojnë probleme gjatë frymëmarrjes, theksojnë ekspertët

Siç shkruan “Daily Mail-i” londinez, Qeveria britanike banorëve tani u rekomandon që maskat t’i bartin në rastet kur është e vështirë të mbahet distanca e domosdoshme prej më së paku dy metra në raport me njerëzit e tjerë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, për shkak të bartjes së maskës në fytyrë, njerëzit të cilët vuajnë nga sëmundjet siç janë astma, sëmundja kronike obstruktive apo fibroza cistike mund të kenë probleme me frymëmarrjen – te astmatikët mund të shkaktojnë sulme të astmës, ndërsa te disa të tjerë mund të shfaqet anksioziteti.

Nga ana tjetër, nëse nuk bartin maska, pacientët me sëmundje të mushkërive janë të ballafaquar me rrezikun e shtuar nga sëmundja serioze nga COVID-19, nëse infektohen nga coronavirusi, mirëpo është më se e sigurt që me atë rast virusin do ta transmetojnë te të tjerët, thekson gazeta.

Për këtë shkak, u është rekomanduar që maskat t’i bartin që të mbrojnë nga infeksioni edhe veten edhe ata në afërsi të tyre, pos nëse ajo u shkakton probleme të tjera shëndetësore.

Bartja e maskave në vende të caktuara aktualisht është e obligueshme në shumë shtete evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë.

Në udhëzimet zyrtare, Qeveria britanike ka rekomanduar bartjen e maskave në situatat në të cilat, në hapësira të mbyllura në të cilat nuk është e mundshme distanca shoqërore, vjen deri te takimi me persona të panjohur, siç janë qëndrimet e shkurtra nëpër dyqane apo automjete të transportit publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu