Shpërthim në qendër të Prishtinës (FOTO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodh në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës.

Zhurma e shpërthimit është dëgjuar shumë larg, ndërsa kjo ka ndodhur shumë pranë kafeneve të vogla “Verë n’Dimër”, raporton Periskopi

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se çfarë ka qenë mjeti shpërthyes. Shpërthimi ka ndodhur krejt pak qaste pasi ka përfunduar koncerti i grupit “Troja” në shesh, ku ende kishte turma njerëzish përreth.

Nga shpërthimi është dëmtuar dyqani që ndodhet pranë, në murin e së cilit është hedhur mjeti.

Policia nuk japin detaje, por Periskopi merr vesh se ata tashmë kanë të dyshuarin. Kjo është arritur përmes kamerave të sigurisë, madje edhe e kanë përshkrimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu