Shpëtim Idrizi reagon ashpër: Nuk ka burrë nëne që ta përdorë çështjen çame si tepsi

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka sqaruar sot arsyen e vendimit të tij të zyrtarizuar pak ditë më parë, për të kaluar në opozitë.

Në një intervistë në Top Show, Idrizi tha se fillimisht u bashkua me PS pasi për herë të parë dëgjoi një kryeministër të artikulonte çështjen came në gjithë këto vite.

Porsipas tij çështja e Çamërisë nuk ishte në programin e qeverisë Rama në mandatin e dytë dhe që nga ai moment, PDIU kaloi në opozitë.

Idrizi tha:

Në program kishte vetëm timon e tepsi. Nuk ka burrë nëne që ta përdorë njeri çështjen çame si tepsi. Si mundet që Ditmir Bushati nuk na pret për të diskutuar çështjen çame? Me një shtet si Greqia që nuk njeh as Çamërinë dhe as Kosovën nuk mund të bëhet marrëveshje e partneritetit strategjik. Kemi një mazhorancë arrogante, krim në nivele të larta dhe ekonomi të dobët. Shqiptarët kanë ikur sepse ka humbur shpresa. Ka nevojë për një opozitë të fortë. Kjo opozitë nuk duhet të jetë vetëm reflektive. Opozita duhet të jetë pranë halleve të njerëzve. Opozita duhet të dalë me ofertë. Do t’i kërkoj falje publike Edi Ramës dhe do të jap dorëheqjen nga posti i kreut të PDIU-së, nëse në bisedimet me Greqinë ata e kanë zgjidhur çështjen çame”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu