Shpëtimi i të prekurve nga coronavirusi vjen nga Izraeli, së shpejti fillon testimi i vaksinës kundër kësaj sëmundje

Vakcina kundër coronavirusit, për të cilën janë duke punuar shkencëtarët izraelitë – do të jetë e gatshme për testim brenda pak ditëve, por nuk do të jetë e disponueshme për përdorim për shkak të disa procedurave burokratike dhe lejeve që duhet të merren.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kreu i ekipit të shkencëtarëve që foli për Times of Israel.

Siç raporton ky portal, instituti shtetëror “Migal Galile”, tash e tre vite është duke punuar në këtë vaksinë që do të mund të përdorej për lloje të ndryshme të viruseve, dhe do të mund të përdorej edhe kundër COVID-19.

Han Kac, anëtar i ekipit të mjekëve ka deklaruar për Times of Israel se kjo vaksinë e re orale kundër coronavirusit, të cilën do të mund të merrnin të rriturit dhe fëmijët, mund të zbut simptomat e virusit dhe ta shndërroj në një “ftohje të lehtë”, e disa madje as që do t’i kishin këto simptoma.

Vaksina do të përmbajë proteina të prodhuara enkas për ta luftuar virusin që nga ngritur në këmbë tërë botën, dhe që në fillim shpërtheu në provincën kineze Hubei.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu