Shprehitë e këqija ushqyese që dëmtojnë imunitetin

Me afrimin e vjeshtës dhe dimrit, është e rëndësishme të përqendroheni në forcimin e imunitetit. Sistemi ynë imunitar mund të ndikohet nga gjëra të tilla si stresi, sasia e gjumit dhe veçanërisht ushqimi që hamë.

Sa i përket imunitetit, është e rëndësishme që të kemi këshillat më të mira të ekspertëve se si t’i qasemi sezonit të ardhshëm.

Më poshtë jua sjellim shprehitë më të këqija të ushqyerjes që mund të dobësojnë imunitetin tonë:

Konsumimi i tepërt i alkoolit
Sipas Mary Albus, një dietologe, konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ketë një efekt negativ në imunitetin tonë: “Alkooli mund të shtypë përgjigjen imune të trupit ndaj infeksionit”, sepse me konsumimin e alkoolit, trupit mund t’i duhet më shumë kohë për të njohur dhe reaguar ndaj një infeksioni në zhvillim.

Alkooli pengon thithjen e lëndëve ushqyese vitale, të tilla si vitamina C dhe zinku, të cilat janë të rëndësishme për funksionimin e sistemit imunitar. Njëherësh, mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi ynë përballon simptomat e sëmundjes.

Konsumimi i tepërt i sheqerit
Shumë sheqer në dietën tonë mund ta dobësojë imunitetin me kalimin e kohës. “Studimet e kanë lidhur marrjen e rregullt të ushqimeve të pasura me sheqer me funksionin e dobësuar imunitar”, thotë Albus.

Qelizat e bardha të gjakut, të cilat janë të përfshira në luftimin e infeksionit, ndikohen negativisht nga konsumi i tepërt i sheqerit që mund t’i pengojë në luftimin efektiv të infeksionit.

Konsumimi i tepërt i kripës
Marrja e tepërt i natriumit mund të ketë ndikim afatgjatë në organizëm. “Ndjekja e një diete të pasur me natrium që është e pasur me ushqime të përpunuara, mund të shkaktojë inflamacion në trup dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike”, deklaron Albus.

Gjithashtu, kripa besohet se pengon disa nga reagimet natyrore të trupit tonë nëse konsumohet në sasi të tepërta. Mund t’i shtypë reaksionet anti-inflamatore dhe madje të ndryshojë mikrobiotën e zorrëve që luan një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar të trupit tonë.

Po ashtu, konsumimi i lartë i natriumit shoqërohet me përkeqësimin e sëmundjeve autoimune ekzistuese të tilla si sëmundja e Crohn, koliti ulcerativ, sëmundja celiace dhe lupusi.

Nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime
Sipas Matt Mazzino, një dietolog, ne kemi nevojë për më shumë fruta dhe perime në dietën tonë për të mbështetur sistemin imunitar. “Frutat dhe perimet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve”, thotë ai, ndërsa këto komponime janë të nevojshme për të mbështetur reagimet e sistemit imunitar dhe për të luftuar infeksionet.

Frutat dhe perimet gjithashtu kanë shumë fibra të tretshme, të cilat në fakt janë të dobishme për imunitetin tonë.

Mungesa e vitaminës D
“Vitamina D është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për të mbështetur një sistem imunitar të shëndetshëm”, pohon Mazzino, për shkak të vetive anti-inflamatore që dihet se përmirësojnë funksionin e qelizave imune.

Nëse punoni nga shtëpia gjatë gjithë ditës dhe nuk ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit, mund të merrni parasysh marrjen e një suplementi të vitaminës D për të rritur imunitetin tuaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu