Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkovic, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit që sipas tij nuk do ndodhë.
Trajkovic, publikoi në Twitter artikullin me deklaratën e plotë të Kurtit rreth Asociacionit, derisa ia kujtoi kryeministrit se nuk i intereson baza etnike kur mbron bashkimin me Shqipërinë.
“Sipas Kurtit, në njërën anë nuk mund të ketë Asociacion të Komunave Serbe në baza etnike, dhe nga ana tjetër – në bazë etnike – mund të promovohet koncepti Shqipëria Natyrale. Jo toleranca e kryeministrit të Kosovës ndaj prefikseve etnike duket se është e rezervuar vetëm për jo-shqiptarët”, shkroi Trajkovic.
Kurti ka dhënë një intervistë për ‘’Deutsche Wellen’’, ku tha se nuk do ketë formim të Asociacionit mbi baza etnike.
Kujtojmë që Kurti nuk ka përmendur Bashkimin Kombëtar prej që mori gjithë pushtetin institucional për vete.









