Shqipëri: Situatë alarmante, pezullohet mësimi në të gjithë vendin

Për shkak të situatës së rënduar që shfaqet që prej orëve të para të ditës nga rreshjet e dendura të shiut, MPB ka kërkuar pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithë vendin.

“MPB u ben thirrje institucioneve arsimore shteterore dhe private të bëjnë tepër kujdes në shpërndarjen e nxënësve në banesa, me automjete”, thuhet ne deklaraten per media.

Pas situatës së krijuar për shkak të rreshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave, të cilët po ndjekin gjendjen nga afër. /albeu

trdr5 trdr6 trdr7


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu