Shqipëria e Kosova do të nënshkruajnë 16 marrëveshje, Barbullushi: Në fokus qytetarët

Qeveria shqiptare me atë të Kosovës do të bëjnë takimin e 7-të, të premten e kësaj jave. Në të do të nënshkruhen 16 marrëveshje, ku fokus të veçantë do të kenë qytetarët, thotë Odeta Barbullushi, këshilltarja e Kryeministrit për Politiken e Jashtme.

Tregtia, që deri më tani ka zënë volumin më të madh të marrëveshjeve të nënshkruara nuk do të lihet pas, as këtë herë. Jo të gjitha marrëveshjet kanë pasur sukses gjatë realizimit.

Problematikat kryesore lidhen me problematika të mirëqeverisjes administrative. Pengesa që lidhen me harmonizimin e orëve të punës, me unifikimin e procedurave doganore. Disa prej vështirësive pastaj janë të lidhura me alokimin e fondeve, financimeve për nisma të veçanta.”

Takimi i parë Shqipëri-Kosovë është mbajtur në Prizren, më 2014, ndërsa i fundit do mbahet në Elbasan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu