Shqipëria feston sot 109 vjetorin e Pavarësisë, Rama: Gëzuar 28 Nëntorin

Kryeministri Edi Ram mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një urim special për Pavarësinë.

Rama përmes disa fotove të postuara në Facebook, uron Ditën e Flamurit me një tjetër ngjarje të rëndësishme për qytetin e historisë Vlorën, atë të nisjes së punimeve për aeroportin e ri në qytetin bregdetar.

Kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “Mirëmëngjes 😊, Gëzuar 28 Nëntorin”.

Ndërkohë kujtojmë se shqiptarët kudo ndodhen këtë të dielë festojnë 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu