“Shqipëria po luan pro Serbisë. Ndizet alarmi për Kosovën, ky është aleati i vetëm

Kuçi: Shqipëria realisht është duke e kundërshtuar Kosovën më shumë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, pra po e luan rolin për të plotësuar dëshirat e Serbisë “Për momentin Kosova ka vetëm një aleat i cili nuk e lejon dështimin e Kosovës si shtet, dhe ai është SHBA-ja”

Për herë të parë, Shqipëria e ka marr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në kohën kur lufta në Ukrainë po vazhdon, pasi më 24 shkurt, Rusia nisi pushtimin.

Nga 1 qershori, për një muaj, Shqipëria do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Por çfarë do t’i sjellë kjo Kosovës? Lidhur me këtë për gazetën “Bota sot” ka folur doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

“Deri më tani Shqipëria ka pasur shumë kryesime në organizata të ndryshme ndërkombëtare, por realisht asgjë nuk i ka sjell kjo çështje Kosovës, edhe tani nuk mund të pritet asgjë nga Shqipëria. Kosova dhe Shqipëria realisht po tregohet se kanë interesa të ndara, Kosova në forcimin e shtetësisë e Shqipëria në forcimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Kuçi, sipas të cilit, veprimet e Shqipërisë janë një lloj politike pro Serbisë, e kundër Kosovës.

“Këto veprime të tanishme të Shqipërisë nuk janë asgjë më shumë se sa lloji i politikës pro-serbe dhe kundër Kosovës që ka ndjekur komunisti Enver Hoxha dhe gjitha qeveritë tjera që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, përjashto atë të Ismajl Qemajlit dhe Rexhep Mitrovicës”, shprehet Kuçi.

Sipas tij, momentalisht nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi mes politikanëve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri.

“Shqipëria realisht është duke e kundërshtuar Kosovën më shumë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, pra po e luan rolin për të plotësuar dëshirat e Serbisë. Politikanët në Kosovë dhe Shqipëri janë tejet të përçarë dhe çka e bënë edhe më të vështirë se për momentin as nga pozita dhe as nga opozita në Kosovë dhe Shqipëri, nuk ka asnjë lloj kombinimi për bashkëpunim”, thekson Kuçi.

“Së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë dështoi rezoluta për dënimin e krimeve të Serisë në Bosnjë. Po ashtu depozitimi i dy rezolutave me fakte të reja po ashtu në Kuvendin e Shqipërisë për dënimin e krimeve serbe nga Serbia në Kosovë u prit me deklaratën nga deputetja dhe nënkryetarja Ermonela Felaj duke i quajtur hipokrizi si rezoluta të opozitës për të rënë ndesh me “Ballkanin e Hapur””, shpjegon më tej doktor Kuçi.

Për fund, Kuçi deklaron se aleati i vetëm i Kosovës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke u nisur nga këto fakte atëherë nuk mund të presim që Shqipëria do e ndihmojë Kosovën në arenën ndërkombëtare e aq më pak ta bëjë temë në OKB gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë. Për momentin Kosova ka vetëm një aleat i cili nuk e lejon dështimin e Kosovës si shtet, dhe ai është SHBA-ja, gjitha të tjera na konsiderojnë si një kompromis të mundshëm në çdo variant për interesat e tyre shtetërore”, përfundon për “Bota sot” doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu