Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm, qytetarët dalin nga banesat

Mbrëmjen e sotme Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 4.5 me epiqender në afërsi të Lezhës. Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjehn po ashtu dhe në Tiranë, Durrës e Shkodër, duke ngjallur panik te qytetarët.

Pas lëkundjeve të tërmetit, shumë qytetarë në Lezhë kanë dalë nga banesat, duke qëndruar për disa minuta në rrugë.

Deri më tani nga lëkundjet e tërmetit nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu