Shqipëria vazhdon me sanksione ndaj Rusisë, ndodh e papritura me mallrat ruse në portin e Durrësit

Edhe një herë tjetër Shqipëria u rendit krahas Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera kandidate për në BE, pasi mori vendimin për zgjatjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

Por pavarësisht sanksioneve, në portin e Durrësit rezulton se 28% e mallrave kanë mbërritur nga Rusia, që është edhe shifra më e madhe për 9 mujorin e parë të 2018-ës.

Shkëmbimet e mallrave janë kryer kryesisht me vende si Rusia (28 përqind), Turqia (19 përqind) dhe Italia (11 %), e më tej Malta (7 %), Greqia (6 %), Libia dhe Izraeli (me nga 3 % secili), etj.

Nga statistikat 9-mujore në Sektorin përkatës në APD, mësohet se 45 përqind e eksporteve “made in Albania” i janë drejtuar me anije dhe tragete Italisë, 44 përqind janë nisur për në Maltë, 7 % drejt Turqisë dhe nga 2 % në Greqi dhe në Francë.

Importet vijnë kryesisht nga Rusia (33 përqind) dhe Turqia (21 përqind), që kryejnë së bashku më shumë se gjysmën e importit të mallrave drejt Durrësit. Bashkë me Libinë, Greqinë, Italinë dhe Izraelin (me nga 8-4 përqind secila), mallrat e importit mbërrijnë me anije edhe nga Ukraina, Egjipti, Spanja, Bullgaria, Franca, Libani, Tunizia, SHBA, Kroacia, etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu