Shqipëria vendos, Milaim Zeka: Kurti ndërhyri në zgjedhje në Shqipëri, si Vuçiç në Kosovë

Sot Shqipëria vendos për të ardhmen e 4 viteve që kemi përpara. Milaim Zeka i ftuar në studion e ABC për të komentuar ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë, e cilësoi gabim të madh.

Votimi është normal, por ndërhyrja është e patolerueshme. Ndërhyrja dhe pjesëmarrja e tyre në fushata ka qenë e palejueshme dhe e pajustifikueshme, e kam konsideruar identike me ndërhyrjen e Vucicit në shtetin e Kosovës. Jemi dy vende të ndryshme. Albin Kurti bëri një gabim të madh që ka ardhur dhe ka ndërhyrë në punët e brendshme” tha ai.

Milaim Zeka tha se kostoja e familjes së tij për të ardhur për të votuar në Shqipëri ka shkuar në 600 euro. Vendimin e Shqipërisë për të karantinuar emigrantët duke u mohuar votën, ai e cilësoi si fyerje dhe poshtërim.

Zeka u ndal edhe te incidenti ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” ku një person i droguar u fut më makinë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Policia erdhi me një vonesë të pajustifikueshme dhe në momentin që autori i këtij krimi, që unë e cilësova si akt terr orist. U arrestua autori dhe u la makina në shesh ku rreth makinës silleshin qytetarë, ku mund të kishte eksploziv.

Nuk ndodh në asnjë vend që policia të sillet me kaq papërgjegjshmëri. Arsyeja që e kam konsideruar akt terrorist është fakti që makina para se të arrinte në shesh ka goditur disa makina të tjera” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu