Ora 07:00 shënon hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bënë me dije se deri në ora 12:00 kanë votuar 27.18 për qind.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 31.97 për qind, ndërsa më së paku është ai i qarkut të Vlorës me 14.69 për qind.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje gjithë qytetarët të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme.









