Shqiptarët e Maqedonisë, Rama: Bashkimi, hap historik

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni”, është shprehur Rama në Twitter.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se, “të drejtat e shqiptarëve s’negociohen për karrige qeverie”.

Një reagim të ngjashëm ka ardhur edhe nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, sërish në rrjetin social.

“Mbështetje të plotë për platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Një marrëveshje parimore për një Maqedoni më të fortë dhe më demokratike”, ka thënë Bushati në profilin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu