Shqiptarët e Turqisë i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit

Albin Kurti, krytari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dy shqiptarë nga Turqia, Gülten Demirdöven, dhe Hakan Filiz, të shtunën janë bërë pjesë e kësaj partie.

Kurti tha se jashtë atdheut e brenda kombit, mërgata shqiptare përherë ka ditur të organizohet dhe të ndihmojë shqiptarët që detyrohen të lëvizin.

“Një organizatë e tillë është Shoqata Kulturore dhe e Solidaritetit të Mërgimtarëve Rumeli të pjesës Anadollu/Istanbul. Sekretarja e kësaj organizate, zonja Gülten Demirdöven, dhe Nënkryetari Hakan Filiz, të shtunën u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Gülteni ushtron profesionin e psikologes klinike, kurse Hakani menaxhon financat në një kompani që ka 1240 punëtorë në Stamboll. Shqiptarët në Turqi përherë kanë qenë afër zhvillimeve politike në Kosovë duke ndihmuar ndryshimet pozitive”.

“Me këtë synim, muajin e kaluar na u bashkua edhe inxhinieri Cihat Şarkan nga Shoqata më e vjetër në Stamboll, Vëllezëria Shqiptare. Gültenin, Hakanin dhe Cihatin i takova me Esma Bunjakun që me shkrimet e saj për zhvillimet politike në Kosovë i informon dhe bashkon shqiptarët në Turqi”, ka shkruar Kurti në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu