Shqiptarët refuzojnë qeverinë e Krivokapiqit: Nuk e doni Malin e Zi qytetar, po serbomadh

Koalicioni shqiptar “Njëzëshëm” ka refuzuar ftesën e mandatarit Zdravko Krivokapiq për bisedime për hyrje në qeverinë e re të Malit të Zi. Pas konsultimeve brenda koalicionit ata kanë përfunduar se do të jetë kjo, siç kanë thënë, humbje kohe.

“Për shkak se ne nuk mund të jemi pjesë e qeverisë malazeze, e cila përbëhet kryesisht nga ato parti dhe politikanë që nuk e duan barazinë e shqiptarëve në këtë vend dhe me të cilët ndryshojmë diamteralisht për nga programi dhe strategjia”, thanë ata në përgjigjen Krivokapiqit.

Dallimet kryesore janë se këto parti, ndër të tjera, nuk votuan që Tuzi të jetë komunë e pavarur, nuk votuan për Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare, e quajtën shtetin e Kosovës të rremë, nuk e duan Malin e Zi qyetar por Malin e Zi serbomadh dhe udhëheqësit e tyre në shekullin 21 ëndërrojnë të kapin Shkodrën dhe Dubrovnikun, Pejën dhe Prizrenin dhe e quajnë gabim anëtarësimin në NATO.

Siç shtuan ata në përgjigjen Krivokapiqit, përveç të gjitha këtyre, ata që do të jenë në qeverinë e re mbështesin përpjekjet për të përvetësuar faltoret e përbashkëta, me të cilat Kisha Ortodokse Serbe godet në themelet e realitetit multietnik dhe multi-konfesional në Malin e Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu