Shqiptarët të përjashtuar nga postet udhëheqëse në Ulqin

Në Ulqin po ndodhin vendime që prekin drejtpërdrejt përfaqësimin dhe pozitën e shqiptarëve në institucionet e qytetit, ndërsa zëri i përfaqësuesve të Ulqinit vazhdon të mungojë, përcjell INA, duke cituar mediat lokale.

Emërimi i Snežana Zhivanoviq si drejtoreshë e Gjimnazit “Vëllazërim-Bashkim”, një prej institucioneve më të rëndësishme arsimore të qytetit, është edhe një goditje e rëndë për përfaqësimin shqiptar në institucionet e qytetit.

Kjo nuk është vetëm çështje e një emërimi, por çështje e dinjitetit të qytetarëve të Ulqinit.

Kryeshefi i Policisë është jo shqiptar,
komandanti është jo shqiptar,
kryetari i Gjykatës është jo shqiptar,
kryetarja e Kuvendit është jo shqiptare,

dhe tani drejtoresha e Gjimnazit “Vëllazërim-Bashkim” është po ashtu jo shqiptare.

Përballë kësaj situate, shtrohet pyetja nga qytetarë të revoltuar se ku është zëri i përfaqësuesve të Ulqinit, ku është reagimi i deputetit Ilir Çapuni, ku është qëndrimi i Fatmir Gjekës dhe ku është zëri i atyre që morën votat e qytetarëve shqiptarë për t’i përfaqësuar.

Ulqini nuk është pa njerëz profesionistë, të arsimuar dhe të aftë, pasi ka kuadro dhe njerëz të denjë për të drejtuar institucionet e veta. Ajo që mungon sot nuk janë kuadrot, por zëri i atyre që kanë marrë përgjegjësinë politike për ta përfaqësuar Ulqinin./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu