Shqiptari nga Kosova, që bëri shpikjen gjeniale për motorrin “Porsche”

Mekanizmi konstruktiv, që prej mbi 10 vitesh, me sukses e përpunon edhe sot e kësaj dite vrimën e motorit (që e mundëson shpejtësinë e sigurtë deri mbi 330km/h), është konstruktuar nga Faton Piraj, shqiptari nga fshati Plavë e Opojës së Dragashit. Pra është ky shqiptari nga Kosova që bëri “Porsche”-në me “gjak shqiptari” në brendinë e sajë, sjellë MekuliPress.

Faton Piraj jeton në Vienë të Austrisë. Ai në Vienë ka studiuar fakultetin e inxhienerisë mekanike dhe punon në industrinë e veturave luksoze. Z. Piraj ëshë modest për shpikjen, të bërë që para 10 viteve, dhe me krenari e thotë fjalinë “Atdhetar mund të bëhesh edhe ndryshe”.

Cili ishte shpikja për motorrin e “Porshe”-së, që e zbuloj shqiptari ynë?

Motori i veturave moderne “Porsche” e ka nje vrimë të shkallëzuar, në të cilën eshte i pozicionuar boshti i kollodokut (boshti ku lidhen manivelat e pistonave të motorit). Kjo vrimë, që përbëhet nga disa pjesë, ka saktësinë (tolerancën) aksiale e cilindrike nën 0,005 mm, pra nën 5 të mijtat e milimetrit (saktësi shumë e lartë shkaku i rrotullimeve të larta të motorit me mbi 6700 rrotullime në minutë). Për ta hapur dhe përpunuar këtë vrimë nuk mjaftonin kushinetat (llagerat) standarde e as ato speciale mekanike, ku do të vendosej vegla boshtore gdhendëse, shkaku i saktësise së tyre të pamjaftueshme (mbi 0,005mm), thotë inxhinieri Piraj.

U desht pra shpikja dhe vetkonstruimi i ca kushinetave hidraulike për ta arritur këtë saktësi shkencore. Sfidë e rëndë shkencore dhe tensione të larta nervash, para se cilës gati se u patën dorëzuar stafi udhëheqes i “Porsche”-s. Ngadhnjimi i kësaj sfide e përmirësoi “jetën” e veturës së sotme moderne “Porsche” (çmimi i saj është mbi 250.000 Euro). Nje sfidë tjetër ishte edhe shuarja e dridhjeve të veglës, që i shkaktonte materiali jo i bollshëm në ato pjesë, sqaron z. Piraj.

I thjeshtë deri në fund. I tërë ky sukses për intelektualin Piraj nuk ka ndonjë “aha efekt” të madh, por ai me dashuri e krenari e thotë se: “Shqiptaria është e PARA që duhet përkrahur. Në bazë të sajë ne edhe mund të ekzistojmë dhe të punojmë. Pa të mund të jemi gjithçka, por kurrë krenar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu