Shqyrtohet rritja e akcizës së derivateve të naftës

105 milionë euro është shuma që Qeveria vendosi ta shkurtojë nga buxhetet e ministrive dhe shfrytëzuesit e tjerë të mjeteve nga arka e shtetit. Pas tre ditëve debat në Qeveri, ministrat më në fund u dakorduan se sa nga mjetet e parapara për shpenzime do ti ndajnë për ndihmë, për ata që më shumë kanë nevojë. Më shumë shkurtime janë bërë në arkën e Ministrisë së Mbrojtjes nga e cila do të shpërndahen 25 milionë euro. Vijojnë Ministria e Arsimit dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu shkurtime do të ketë te investimet kapitale dhe shpenzimet tjera që Qeveria do t’i shpall si jo-prioritare.

Këto 6,5 miliardë denarë janë shpërndarë nëpër programe përkatëse gjegjësisht programe për mbështetje financiare të masave për Kovid 19. 95 milionë janë shpërndarë për fond të posaçëm për sektorin e turizmit. Për artistët e pavarur do të ndahen 6 milionë denarë dhe 30 milionë denarë për sportistët përmes dekretit të Agjencisë për sport dhe të rinj- deklaroi Nina Angellovska- ministre e Financave.

Propozimi për rritjen e akcizës së karburanteve për dy denarë nga Oda ekonomike është i pranueshëm për Qeverinë dhe do të ndihmojë në mbushjen shtesë të arkës shtetërore në këtë kohë me krizës, konfirmon Angellovska.

Punojmë bashkë me Drejtorin e doganave, konkretisht për këtë propozim dhe do të dalim me njoftim. Por, vlerësojmë që do ta pranojmë propozimin e Odës ekonomike- tha Nina Angellovska- ministre e Financave.

Ndërsa një pjesë të parave për shpëtimin e ekonomisë patjetër do duhet të sigurohen përmes lëshimit të euro-obligacioneve. Ministrja Angellovska konfirmoi se pritet termin i volitshëm për lëshim me qëllim që të fitohen kushte sa më të mira për kthimin e parave. Procesi i lëshimit të euro-obligacionit zgjat 40 deri në 60 ditë, dhe tani po shqyrtohen të gjitha skenarët. Informatat që siguroi Alsat M janë se deri në fund të qershorit vendi do lëshojë euroobligacio në vlerë prej 800 milionë euro, me afat pagese prej 10 vjetësh. Ndryshe vendi kërkon 176 milionë euro nga FMN dhe 80 milionë euro hua nga Banka Botërore. Në mënyrë plotësuese Qeveria përpiqet të marrë para të gatshme edhe nga BE-ja në vlerë prej 100 milionë eurove.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu