Shtetas turq kanë rrahur një shkupjan në Bit Pazar

Disa shtetas turq janë arrestuar pasi mbrëmë kanë rrahur një shkupjan në parkingun e Bit Pazarit në Shkup, kumtoi MPB-ja.

“Sot (07.06.2024) në ora 02:30 në zonën e Bit Pazarit, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë së Ndërhyrjes në SPB Shkup janë ndaluar Ç.J.(21), D.N.K (21), E.K. dhe Ç.M (24), të gjithë nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 02:00 në parkingun në zonën e Bit Pazarit është sulmuar fizikisht A.A (31). ) nga Shkupi”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ata janë ndaluar në stacionin politicor tw Bit pzarit për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu