Shtirej sikur ka rënë në koma për plot 2 vjet, arsyesja do t’ju shokojë

Një mashtrues britanik, i cili pretendoi se ishte i paralizuar duar e këmbë, ka arritur të mashtrojë për 2 vjet me radhë me qëllim shmangien e seancës gjyqësore në ngarkim të tij për vjedhje.

Por ai është dënuar vetëm pasi policia arriti ta filmojë atë ndërsa ngiste makinën dhe shëtiste nëpër supermarket. Alan Knight nga Sëansea, Ëells, vodhi më shumë se 40,000 funte ($64,000) nga llogaria bankare e një fqinji të moshuar të sëmurë me Alzheimer, prokurorët thanë. Ndërsa policia kishte filluar të bënte investigimet, 47-vjeçari kishte pretenduar se ishte i paralizuar dhe aq sëmurë sa ai shpesh binte në koma. Gruaja e tij, Helen Knight, i kishte thënë gazetës “The South Easles Evening Post” se burri i saj kishte marrë një vërtetim nga doktori për një diagnostikim të tillë. Sipas saj, një gjendje e tillë kaq e vështirë shëndetësore ishte pasojë e një dëmtimi në qafë që burri i saj kishte pësuar.

Por mashtrimi ka dalë në shesh kur policia ka ndjekur përdorimin e kartës nga 47-vjeçari nëpër supermarkete të ndryshme. Ndërkohë kamerat e sigurisë e kanë fotografuar mashtruesin tek i hipte makinës dhe tek lëvizte lirshëm nëpër dyqanë. Mbi të rëndojnë plot 19 akuza për mashtrim. Ndërsa e shoqja e tij është lënë e lirë.

Gjykatësi Paul Thomas tha se “Knight ishte një aktor që ia arriti qëllimit… dhe kushtet mjekësore për të cilat ai ka pretenduar se vuan janë joekzistente”. Ai do të dalë para gjykatës më 7 nëntor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu