Shtrenjtohet benzina, lirohet nafta, si do jenë çmimet nga mesnata

Në Maqedoninë e Veriut nga mesnata do ketë ndryshime të çmimeve të derivateve të naftës. Sipas KRR, çmimi i benzinës do të shtrenjtohet, ndërsa çmimi i naftës do të ulet.

EUROSUPER 95 shtrenjtohet për 1 denar, dhe do të kushtojë 87,5 denarë, EUROSUPER 98 për 1,5 denarë dhe prej nesër do të kushtojë 90 denarë për litër.

Çmimi i EURODIZEL-it ulet për 1 denar, ndërsa nga mesnata do të jetë 80 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra i lehtë bie për gjysmë denarë dhe nga nesër do të shitet për 80 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu