Marjo Majollari kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer në Shqipëri.
I riu i cili u ekzekutua 2 netë më parë, sapo ishte kthyer nga Suedia ku për shkak të ndërhyrjes së shtetit shqiptar, iu refuzua azili.
Familjarët e Marios kanë deklaruar se ishte përgjigja e mbërritur nga Shqipëria, si vend i sigurt, ku nuk i rrezikohej jeta, ka përmbysur gjithçka dhe e ka çuar atë drejt atentatit ku humbi jetën.
“Në fakt, me aq sa kishim biseduar me Marion, Suedia e kishte pranuar kërkesën e tij, por refuzimi ka ardhur në momentin që i ka kthyer përgjigje Shqipëria.
Siç duket janë procedura që ndiqen andej për të vërtetuar nëse i rrezikohet apo jo jeta në vendin e tij.
Përgjigja që i është kthyer nga këtu, sikur këtu jemi vend i sigurt dhe nuk i rrezikohej jeta, bëri që ta refuzonin”- ka deklaruar daja i Marjos. /albeu.com/










