Si janë çmimet për të shkuar në Haxh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia?

Maqedonia e Veriut sivjet ka çmimin më të lartë për shkuarjen në Haxh për dallim nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit. Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI), ka bërë të ditur se shkuarja në Haxh për vitin 2023 do të kushtojë 6.550 euro.

Rijsati i BFI-së në RMV në krye me Reis ul Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetahu më 29.03.2023 vendosi që aranzhmani i haxhit 2023 do të jetë 6,550 Euro (ku përfshihen të gjitha harxhimet), ndersa qëndrimi i haxhive në haxh do të jetë 23 netë në Meke, 5 netë në Medine.

Në lidhje me çmimin e rritur, nga BFI theksuan se kjo po ndodh për shkak të rritjes së të gjitha çmimeve dhe vendosjes së TVSH-së e cila nuk ka qenë më parë.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka bërë të ditur se shkuarja në Haxh për vitin 2023 do të kushtojë 6 mijë e 350 euro.

BIK-u ka vendosur se haxhillëku sivjet do të kushtojë 6 mijë 350 euro.

“Ju njoftojmë se, duke analizuar të gjitha çmime e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite, aviotransportit e të tjera, çmimi për një haxhi këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro“, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Çmime më të lira sivjet i ka Shqipëria. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë të interesuarit se tarifa e haxhit për këtë vit është 5800 Euro.

Regjistrimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri më 07 Maj 2023.

Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë kufizime sa i përket moshës apo kritereve të tjera si vaksinat e Covid-19 që duheshin përmbushur vitin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu