Me rastin e 110 vjetorit të alfabetit shqiptar në Maqedoni u organizuan aktivitete festive, ku i ftuar ishte edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili takoi edhe përfaqësues politikë nga partia shqiptare në pushtet – BDI, të gjithë së bashku u fotografuan duke bërë shqiponjën me duar, por ajo që u vërrejt dhe filloi të përflitet me të madhe ishte ngatërresa e liderit të BDI-së Ali Ahmetit duke bërë shqiponjën, teksa të gjithë kishin kryqëzuar duart me shenjën e shqiponjës dhe prisnin të fotografoheshin, Ahmeti i hutuar po mendohej si të bënte dhe ai shqiponjën.
Për të mos e lënë vetëm Ali Ahmetin, jo për nga padituria se si bëhet shqiponja, por nga indiferenca për të bërë një veprim të tillë, një tjetër pushtetar shqiptar, Ministri i Kulturës – Asaf Ademi, po në prani të presidentit Meta, rrefuzoi të kryqëzojë duart teksa të gjithë artistët bashkë me presidentin po përshëndetnin publikun me simbolin e shqiponjës.
Në fotografitë e mëposhtme po ju paraqesim dy rastet e sipërpërmendura, atë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Ministrin e Kulturës Asaf Ademin./InfoShqip.com
Foto:












