Si kaloi patenta e Tahirit tek biznesmeni dhe kurthi që i ngriti prokuroria

Pas ndalimit të biznesmenit 25 vjeçarit Orest Sota dhe gjetjes së 800 mijë eurove në makinë, bashkë me disa patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, ka shpërthyer sërish furtuna në politikën shqiptare.

E gjithë odiseja e Tahirit nisi ditë më parë që kur dolën zërat e pakonfirmuar për dosjen e Habilajve në Itali që që më vonë u zyrtarizua nga Gjykata e Katanias shkruan Albeu.com.

Në skenë dolën edhe përgjimet e bandës së narkotrafikantëve kur u përfshi më pas edhe Saimir Tahiri, kushëri me Habilajt, sipas tij të largët.

Por teksa ky proces shkaktoi një zhurmë të madhe në politikë, derisa u ngritën akuzat konkrete të Prokurorisë, kohë gjatë të cilës duket se Tahiri pati mundësinë ta shfrytëzonte për të zhdukur provat. Ngjarja e sotme e konfirmoi këtë.

Duke qenë se edhe mbledhja e Komisionit te Mandateve u shty disa herë ai mori ditë të mjaftueshme për të zhdukur gjithcka materiale, derisa në kontrollin e shtëpisë së tij nuk u gjet asnjë provë e mjaftueshme për prokurorinë.

Edhe pse nuk i gjetën gjë në shtëpi duket se Tahiri dhe njerëzit përreth tij ishin të vëzhguar tërë kohën.

Tahiri ka mohuar vazhdimisht pronësinë e një mjeti lundrues duke qenë i sigurt që kishte zhdukur edhe patenten e drejtimit të tij.

Patentën ia dha shoferit te tij i cili ia kishte lënë në mirëbesim biznesmenit 25 vjecar Orest Sota, i cili u ndalua nga policia pas vëzhgimeve të këtyre kohëve.

Ndalimi i tij në Elbasan nuk duket aspak i rastësishem dhe tashmë ka filluar sërish dhimbja e kokes për ish ministrin i cili duhet të japë mjaft shpjegime se cfarë ka ndodhur. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu