Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Çellopek, Prokuroria del me versionin zyrtar

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër 59-vjeçarit, banues në Çellopek, i cili pardje ka vrarë dy persona dhe siç thuhet nga Prokuroria ka tentuar të vrasë katër persona të tjerë nga e njëjta familje, përcjell INA.

Autori i dyshuar i vrasjes që tashmë është identifikuar si Ilmi Ismaili ka takuar viktimat kur kanë dalë në oborrin e shtëpisë dhe kanë nisur një debat për një rrugë që kanë përdorur së bashku dhe për të cilën kanë pasur mosmarrëveshje edhe më parë.

Pas debatit, i dyshuari ka nxjerrë një armë që e posedonte pa leje dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të viktimave. Njëri prej tyre është kundërpërgjigjur me të shtëna nga arma e zjarrit për të cilën ka pasur patentë, por i dyshuari ka marrë jetën e dy viktimave – babait dhe djalit.

Më pas ai ka vazhduar të qëllojë në drejtim të katër personave të tjerë, të afërm të tyre, duke i shkaktuar lëndime me armë zjarri njërit prej tyre.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes pjesëtarët e SPB-së së Tetovës, i dyshuari ka rezistuar dhe nuk ka dashur të dorëzohet, por më pas është dorëzuar pasi që i ishte ngushtuar veprimi.

Ai po hetohet për veprën penale të vrasjes nga neni 123 paragrafi 3 dhe do të jetë përgjegjës edhe për vrasje në tentativë, si dhe për armëmbajtje pa leje. Pas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndërkohë, dje u bë varrimi i dy të vrarëve Muhamedin dhe Faruk Xhavitit

Ju njoftojmë me dhimbje të thellë se varrimi i Faruk Xhavitit (52) dhe Muhamedinit (28) , babë e birë, ndërsa mbeti i plagosur edhe një familjar i tyre 54 vjeçar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu