Si të kujdesemi për flokët kaçurrela?

Mbajtja e flokëve kaçurrelë të shëndetshëm dhe të rregulluar mund të jetë një sfidë e vërtetë. Flokët kaçurrelë janë shumë më të ndjeshëm dhe më të prirë ndaj dëmtimit sesa flokët e drejtë dhe për këtë arsye kanë nevojë për më shumë kohë dhe vëmendje.

Kujdesi i duhur dhe truket e duhura stilimi do t’ju bëjnë një ekspert në zbutjen e kaçurrelave të egra dhe do t’i kthejnë flokët tuaj të thatë dhe flokët e shprishura në kaçurrela të buta dhe të mëndafshta.

Ndryshe nga flokët e drejta, tek flokët kaçurrela ka tendencë të mungojë lagështia dhe të çujësohen lehtë, duke e bërë më të vështirë kujdesin ndaj tyre.

Nëse jeni duke kërkuar që të shtoni më shumë shkëlqim në kaçurrelat tuaja, ne ju ndajmë disa këshilla që ju nevojiten për t’i mbajtur flokët tuaja të shëndetshme.

Zgjidhni shampon dhe kondicionerin e duhur

Pika kryesore e kujdesit për flokë është ujësimi/hidratimi dhe ushqimi. Prandaj, kërkoni një shampo ushqyes dhe kondicioner regjenerues, të krijuar posaçërisht për flokët kaçurrela.

Vajra natyror ose esencial

Përdorni vajra si: vaj kokosi, vaj argani, vaj avokado, aloe vera dhe vaj keratine. Sigurohuni që vajrat esencial të jenë të certifikuar si 100% organik (bio) për të pasur rezultate të mira.

Ujë të nxehtë apo ujë të ftohtë?

Uji i nxehtë heq lagështinë nga flokët dhe i bënë më të thata. Larja e flokëve me ujë të ftohtë dhe shmangia e ujit të nxehtë do t’ju ndihmojë të mbani lagështinë dhe forcën e duhur në flokë.

Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë, gjithashtu, ndihmon në mbylljen e kutikulës së flokut.

Zgjidhni furçën ose krehrin e duhur

Flokët kaçurrela shpesh janë të thatë dhe të brishtë dhe mund të prishen lehtë kur t’i krihni. Provoni t’i krihni flokët kaçurrela në dush për të shmangur dëmtimin e kaçurrelave.

Flokët kaçurrela janë një mrekulli unike e natyrës, prandaj duhet të mësoni të tregoni kujdes dhe dashuri për ato.

Kujdesi i duhur për flokët kaçurrela do të siguroj shkëlqim të shëndetshëm, të bukur, flokë të përsosur dhe hidratim të nevojshëm në çdo kohë të vitit.

Maska hidratuese

Për të rimbushur lëndët ushqyese që nuk mbesin në flokë kaçurrela, është e rëndësishme të aplikoni maska profesionale me një efekt hidratues pas çdo larjeje.

Këshillohet të blini produkte të dizajnuar posaçërisht për flokë kaçurrelë që kanë provuar veten në anën pozitive të prodhuesve, pasiqë përmban numrin më të madh të përbërësve dhe ushqyesve hidratues/ujësues. Nëse vaji i avokados ose arganit është i pranishëm në përbërje, atëherë nuk ka dyshim në efektivitetin e një maske të tillë.

Përdorni sa më pak produkte që përmbajnë alkool

Alkooli thith nga floku ujësimin/hidratimin që i duhet dhe e bënë atë të ngrijë. Ndaj, përpiquni të përdorni sa më pak llak apo shkumë flokësh. Do ju sugjeronim më mirë ndonjë xhel për flokët kaçurrela, nëse doni më tepër definim.

Mos i stiloni flokët e lagura

Stilimi i flokëve të lagur padyshim mund të qoj në kërcitje. Flokët tonë kanë nevojë për ujë për të qenë të shëndetshëm. Kur aplikojmë produktet tona për stilimin e flokëve, ne mbyllim kutikulën e flokëve, duke bërë të vështirë që lagështia të depërtoj në fijen e flokëve pas procesit të stilimit.

Nëse i rregullojmë flokët e lagura, atëherë vulosim tharjen. Prandaj, provoni të stiloni flokët tuaja gjersa janë gjysmë të thara (jo të lagura). Kjo jo vetëm që do të heqë qafe kërcitjen e padëshiruar, por gjithashtu do t’ju jap kaçurrela më të definuara dhe më të shndritshme.

Këllëfët dhe çarçafët për gjumë

Fjetja me një këllëf jastëku, shall ose mbulesë prej sateni është e domosdoshme për t’i mbajtur kaçurrelat të duken të freskëta në mëngjes. Pa një nga këto gjëra për të mbrojtur kaçurrelat tuaja, fërkimi i shkaktuar nga fërkimi i flokëve me këllëfin dhe çarçafët e jastëkut tuaj të pambukut do të shkaktojë kërcitje të padëshiruar.

Përveç përdorimit të produkteve profesionale, kujdesi për flokët kaçurrelë në shtëpi përfshin:

◾ Maska nga produkte natyrale të paktën një herë në javë;
◾ Masazh natën;
◾ Marrje e rregullt e vitaminave speciale dhe shtojcave dietike (2 herë në vit ose sipas nevojës).

Flokët kaçurrela janë një mrekulli unike e natyrës, prandaj duhet të mësoni të tregoni kujdes dhe dashuri për ato.

Kujdesi i duhur për flokët kaçurrela do të siguroj shkëlqim të shëndetshëm, të bukur, flokë të përsosur dhe ujësim/hidratim të nevojshëm në çdo kohë të vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu