Si t’i kaloni tre ditë të paharrueshme në Stamboll

Stambolli është qyteti i atraksioneve të shumta, e në rast se ju do të qëndroni rreth tre ditë atje ju mund të kaloni pushimin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këto dy opsione varen nga preferencat tuaja, nëse jeni të pasionuar pas monumenteve historike dhe vizitave kulturore ose blerjeve në disa prej qendrave tregtare më të bukura të Stambollit.

Nëse i’u pëlqen vizita kulturore atëherë më poshtë keni agjendën e vendeve për t’u vizituar:

Dita 1

Fluturimi – transferi dhe vendojsa në hotel
Vizitë në Sultanahmet Distrikt
Vizitë në Blue Mosque (Xhamia e Kaltër)
Vizitë në Hagia Sophia
Vizitë në Topkapi Palace
Dhe në fund një vizitë në Karakoy për të shijuar një darkë të shijshme në ambietet e bukura të këtij vendi.

Dita 2

Vizitë në Kapali Carshi – Grand Bazaar
Vizitë në Bazilica Cistern
Vizitë në sheshin Taksim Istiklal
Vizitë në Galata Tower
Vizitë në Dolmabahce Palace
Vizitë në Ortakoy
Në fund vizitë në urën Galata për darkë dhe argëtim.

Dita 3

Vizitë në një nga ëmbëltoret Hafiz Mustafa 1864, e njohur si vendi me baklavat më të mira në botë.
Vizitë në Miniaturk.
Kthimi në hotel, transferi në aeroport dhe fluturimi për në vendin tuaj.

Ndërsa nëse jeni adhurues i blerjeve atëherë pushimi juaj mund të ketë agjendën si më poshtë:

Dita 1: Fluturimi, transferi dhe vendojsa në hotel.

Ju mund të bëni blerje të pafundme në Stamboll, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni se cilat nga qendrat tregtare ju përshtaten më shumë. Max Travel ju propozon qendrat më të mira tregtare si: Forum Istanbul, Cevahir, Sapphire (në katin e 64 ndodhet një restaurant nga i cili keni pamje mahnitëse të Stambollit), Zorlu Center dhe Istiniye Park.

Dita 2

Ditën e dytë mund ta kaloni duke bërë blerje në ”Outlets” më të njohur si: Optimum Outlet Stamboll, Olivium Mall, Starcity Outlet, 212, Power Outlet dhe Venezia Mega Outlet.

Dita 3
Përsëri blerje, kthimi në hotel, transferi në aeroport dhe fluturimi.

 

/telegrafi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here