Si t’i transformoni mendimet negative në besime pozitive?

E mira dhe e keqja varen nga mënyra se si i shihni gjërat përreth jush. Gjërat apo shprehitë të cilat mendoni se janë gabim, mund të jenë të drejta për të tjerët, pasi që çdo njeri i percepton gjërat ndryshe.

Pra, jeni ju që zgjidhin çfarë është gabim e çfarë drejt në jetë, transmeton Telegrafi.

Ju vazhdimisht mendoni për një problem të caktuar, për ngjarje të kaluara apo për sjelljet e një personi, dhe në këtë mënyrë e bëni tërë çështjen më komplekse sesa që është në të vërtetë.

Mendimet pozitive dhe negative kanë origjinë në mendjen tuaj. Pra, nuk është befasi që të dy llojet e mendimit mund të kontrollohen nga vetë mendja juaj. Në fakt, ju mund krijoni energjinë në atë mënyrë që sjell vetëm gjëra pozitive rreth jush.

Por, për këtë ka shumë pyetje. Si mund t’i kontrolloni mendimet? Si mund t’i transformoni ato negative në besime pozitive etj.

Për këto pyetje e shumë tjera, padyshim që do t’ju ndihmojnë këshillat e mëposhtme:

* Bëni gabime, por më e rëndësishmja është të mësoni prej tyre;

* Asnjëherë mos i merrni personalisht kritikat, por analizoni ato nga të gjitha këndvështrimet;

* Fshini fjalën “e pamundur” nga fjalori, pasi që nëse keni dështuar një herë, kjo nuk do të thotë se gjithçka ka përfunduar;

* Diskutoni problemet me të afërmit dhe dashurit tuaj, në vend se t’i mendoni ato nënvete. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu