Si u rrëzua aeroplani me 106 shqiptarë ne Ohër në vitin 1993

Njëzet e gjashtë vite nga tragjedia ajrore e Ohrit e vërteta as në tokë e as në qiell. Kamë filluar mos ti besoj më thënies që shpesh dëgjohet nga njerëzit se e vërteta del në shesh sado që të tjerët mundohen ta pengojnë apo fshehin. Sot po bëhen 26 vite nga fatkeqsia ajrore e cila fiks para 26 vitesh ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Ohrit dhe ne si familjarë të 115 viktimave të asaj tragjedie shumë të madhe e të kobshme akoma nuk i dimë rrethanat dhe shkaqet se pse avioni i linjës Gjenevë Shkup u përplas me malin Trojan. Nuk i dimë edhe pse duhet që ti dimë.

Ne kemi të drejtë ta dimë dikush në këtë shtet është i obliguar të na e thotë ato. Ne prej asaj dite deri më sot jemi në kërkim të së vërtetës por këtu si duket ka njerëz mjeshtër të fshehjes të cilët e kanë specializuar artin e fshehjes. Këtu te ne si duket fshehja dhe vjedhja janë zejet më të zhvilluara dhe më të përparuara. Fshehësit e të vërtetës këtu janë ekspert me renome botërore. Por janë edhe monstra të pa shpirt e ndjenja të cilët janë në gjendje ti maltretojnë shpirtërat e qindra familjarëve të viktimave të tragjedisë ajrore të 22 nëntorit të vitit 1993. Një version zyrtarë i shkaqeve të fatkesisë ajrore thotë se Gabimi i pilotëve e ka shkaktuar përplasjen e avionit me malin. Unë nuk i besoj kësaj thënie apo atij raporti të ashtuquajtur zyrtar. Askush nuk ka bërë hulumtim për ti gjetur shkakun apo shkaktarët e tragjedisë. Pilotët janë viktimat e asaj tragjedie të tmerrshme dhe nuk janë në gjendje të ringjallen dhe ta thonë të vërtetën e tyre.

Babai im Isufi ndjerë gjithashtu ka shkuar në atë botë dhe nuk mund të kthehet më kurrë të më thotë shih birë fatkeqsia ndodhi ashtu apo kështu prandaj e vërteta për fatkesinë tani për tani mungon dikush është përkujdesur që ta pengojë që ta ngulfas atë. Ndërsa ne na duhet e vërteta absolute se pse njerëzit tanë nuk u kthyen shëndosh e rehat nga Gjeneva. Ata na mungojnë shumë vërtetë na mungojnë shumë edhe babai im shumë i shtrenjtë më mungon pa masë. Duam ti dimë shkaqet e fatkeqsisë duam shumë e vërtetë ku je na duhesh shumë.

Viti 1993 ishte i rënde për popullin shqiptar. Pikërisht në atë vit pas rrëzimit të 2 aeroplanëve, njëri në mars e tjetri në nëntor humbën jetën gjithsej 200 shqiptare. Me 20 nëntor 1993, kompania Avioimpeks flutoron nga Gjeneva për në Shkup, në aeroportin e Shkupit merr sinjal se nuk mund të zbres për shkak të motit te keq, dhe e dërgojnë për në aeroportin e Ohrit.
Aeroporti i Ohrit në atë kohë shërbente vetëm për zbritje në raste emergjencash. Një dëshmitar i tragjedisë tregon se aeroporti nuk kishte krijuar kushte për zbritjen e aeroplanit, pikërisht nuk ishin të ndezura dritat e pistës.

Piloti pas shumë rrotullimeve rreth aeroportit përplaset me një mal aty afër. Shumë familjarë këte tragjedi e quajnë montim, pasi në të gjendeshin shume shqiptarë te kyçur nëpër lëvizjet patriote të atëhershme. Për më shumë ndiqeni emisionin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu