Si u zhduk dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit?

Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit thuhet se është zhdukur nga arkivat e institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë.

Dokumenti, i cili i dha fund konfliktit të dhunshëm, midis etnisë shqiptare dhe maqedonase në vitin 2001, nuk ekziston as në dokumentacionin e presidentit e as në arkivat shtetërore.

Origjinali i dokumentit, i cili ishte i shkruar në gjuhën angleze, sipas ligjeve të arkivimit duhej të ishte nën kujdesin e arkivave të shtetit. Por Arkivi Shtetëror ka njoftuar vite më parë se nuk i ishte dorëzuar dokumenti origjinal i marrëveshjes.

Në dokumentin origjinal të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë të vendosura edhe nënshkrimet origjinale të ish-kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish- liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i mëparshëm, Lubço Georgievski, dhe të kryetarëve të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe PDSH-së, Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtarë kishin vendosur edhe ndërmjetësit ndërkombëtarë, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu