Si vepronte UDB-a me shqiptarët dhe mërgatën (DOKUMENT)

Me kujtohet në një raport të SDB federative të atyre viteve të cilin e lexova gjatë qëndrimit tim në kursin për kuadro të zgjedhur të këtij Shërbimi në nivel federativ me Qendër në Batajnicë afër Beogradit, në të cilin  thuhej se vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit në Jugosllavi ishin të vëzhguar me metoda operative dhe të evidentuar në kartotekat për punë në vazhdimësi afro l800 persona, e një pjesë prej tyre janë vënë si informatorë të disa Shërbimeve të huaja, si p.sh. afro 246 persona janë të angazhuar në rrjetin  agjenturor të Bullgarisë, mbi 38o vetë për KGB ruse, 152 veprojnë si agjentë të BND gjermane, kurse mbi 216 persona nga mbarë Jugosllavia (pjesa më e madhe janë nga Kosova) të cilët më së shumti në baza ideologjike dhe patriotike janë mjaft aktiv dhe në mënyre shumë konspirative veprojnë për interesa të  AOS- (Albanska obavestajna Sluzba) në gjuhën serbe, ose  ARS  (Albanska Razuznavacka Sluzba) e quanin Shkupi me maqedonishten e tyre  –  Sigurimin shqiptar… Gjersa për CIA amerikane nga trojet e Jugosllavisë janë të evidentuar 320 informatorë (pjesa më e madhe janë kroat dhe shqiptarë). Por këtu duhet të theksojmë se një numër i konsiderueshëm i personave nga Jugosllavia (sidomos myslimane nga Bosnja e Hercegovina, por edhe nga Sanxhaku) janë duke vepruar në linjat agjenturore dhe të spiunazhit për interesa të Teheranit dhe disa vendeve të tjera të Arabisë dhe Shërbimeve sekrete të Afrikës së Jugut, por ka ca të cilët janë dëshmuar si informatorë të MOSSADIT izraelit ose të ndonjë shteti tjetër si ai grek ose Sigurittatin   rumun, Italian dhe për Britaninë e Madhe etj.

Dhe të gjitha informacionet, raportet dhe analizat të cilat bëheshin dhe e tërë e verifikuar nga tereni nën ombrellën e një hijerarhije rigoroze dërgoheshin në forma analizash dhe ne shumtën e rasteve depeshe të shifruara për raste urgjente dhe me postë speciale për mes linjave ajrore, organeve dhe sektorëve të fushave të veçanta të nivelit federativ dhe anasjelltas tek kryeshefat e Shërbimeve të UDB dhe KOS-it, të cilët mbulonin republikat dhe krahinat autonome,veçmas për Kosovë (ku gjendeshin Mehmet Shoshi, Selim Brosha, Medenica, Muharem Dana, Xhevdet Hamza, Jusuf Karakushi, Bashkim Hisari, Danush Luri, dhe një listë e gjatë e atyre të cilët ishin betuar dhe se do të udhëhiqnin me devotshmëri operacionet sekrete të UDB dhe KOS  jugosllav në tërë territorin e Kosovës dhe jashtë saj, sidomos në radhët e emigracionit shqiptar ne disa shtete te Evropës perëndimore gjer në Amerikë, e  paralelisht në këtë front dhe linjë krahas shqiptarëve ishin të angazhuar edhe ekspertë të UDB-së nga Shkupi dhe Beogradi, të nivelit federativ jugosllav (duke mbajtur  në “linjë” edhe shumë persona nga radhët e emigracionit kroat).

Një numër i madh operativistësh të UDB dhe  KOS-it punonin edhe nën petkun diplomatik, si atashe ushtarak, kulturë ose ekonomi, dhe në mënyrë të perfeksionuar informonin përmes Sektorit të Informacionit që gjendej pranë përfaqësive diplomatike jugosllave në shumë vende të botës… Kështu agjentura jugosllave kishte të infiltruar informatorë dhe spiunë të vërtetuar nga radhët e shqiptarëve vetë brenda për brenda radhëve të emigracionit shqiptar si në Amerikë, Belgjikë, Francë, Itali, Gjermani, Spanjë dhe gjer në Kanada e Australi, për çka do të bëjmë fjalë më gjerësisht në faqet e librit në dorëshkrim me titull “UDB-a  DHE  SHQIPTARET”.

Dhe për të gjitha këto operacione të fshehta të sektorëve për zbulim dhe kundërzbulim si në nivel të SDB republika e krahinore dhe asaj federative kishin hapur disa dosje të veçanta ku grumbulloheshin materiale dhe raporte operative brenda dhe jashtë vendit nga të gjitha meridianët  e globit ku mbuloheshin nga rrjeti agjenturor nën aksionin e koduar “Stuhia ballkanike” etj. Prandaj, mu për këtë u shkruajt edhe libri “Crveni horizonti” (Horizonti i kuq) kurse Milan Obradoviq, një kuadër federativ i UDB-s në Beograd shkroi librin me titul “Tajni frontovi na Kosovo” (Frontet e fshehta në Kosovë), të cilët ruhen nëpër arkivat e UDB-s dhe KOS-it jugosllav për nevoja interne të shërbimeve në fjalë, sidomos kur është nevoja për mënyra dhe përvojë metodash në survejimin e shqiptarëve në shtigjet e errëta të brengës ballkanike udbashiane… Po kështu për një plan afatgjatë operativ në fushën e spiunazhit dhe të kundërspiunazhit jugosllav në këto anale i vë në funksion edhe dy projekte  aksionesh të koduara “Tenis 1” dhe “Tenis 2” në radhët e të cilëve u angazhuan mbi 160 operativistë eminent të SDB-së federative, por merrnin pjesë edhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë nga SDB e republikave dhe krahinat autonome të Jugosllavisë, sepse tanimë me ardhjen e Lluka Banoviqit, pastaj të Franjo Herleviqit, Petar Gracaninit dhe Stane Dollancit, e sidomos pas rënies së Rankoviqit në SDB dhe në radhët e KOS-it ishin bërë disa transformime të reja dhe shkrirje sektorësh, vënie në funksion të disa metodave të tjera më ndryshe, por që nuk dallonin shumë nga ato të mëhershmet, të cilat ishin kryekëput të stilit dhe shablloneve të KGB ruse. Këtu me duhet të përmendi se në krye të Shërbimit për informacion dhe dokumentim, i cili vepronte në analet e diplomacisë jugosllave ishte Maksimilijan Bace me nofken Maksi, gjersa shef i KOS (Kontra obavestajna Sluzba JNA) ishte gjenerali Jefto Shashiq, i cili direkt i referonte Titos. Por kishte edhe një hordhi tjetër e njerezve të rangut më të lartë, disa prej tyre vepronin edhe në stilin e Xhems Bondit, si në filmat ,,007,, etj. Por tejet të bazuar në baza të teorisë së fshehtë dhe të një konspiracioni të paparë, duke bërë edhe sfida kombinimesh operative, plane dhe projekte mahnitëse të një përvoje, njëkohësisht edhe të një tmerri të çuditshëm, psh siç vepronin operativistët e SDB së Shkupit në bashkëpunim me  ata SDB për Kosovë gjatë zhvillimit të aksionit “Kosova trans”, ose të asaj “Kacanicka krisura” apo të asaj “Bugarska vrska”, kur vitet l969-72 mbaheshin në vëzhgim dhe përcjellje të vazhdueshme profesori i drejtësisë në Shkup, Gaber, ku merrja pjesë edhe unë si operativ për përcjellje dhe ndjekje të tij deri në Sofje dhe ca vende të tjera të Bullgarisë…/ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu