Sidrit Bejleri këngëtari i njohur shqiptar ka shkruar në rrjetet sociale:
Vetëm kur vjen fundi i jetës e kuptojmë ku ishim dhe ku po shkojmë dhe çfarë lëmë prapa.
Kur të jeni drejt fundit do numëroni pronat? Do lumturoheni me llogarinë bankare? Do dëshironi të jepni shpirt te makina luksoze? Do rikujtoni vendet përrallore që keni vizituar apo pushimet luksoze të shpenguara? Jua them ju dhe vetes time në radhe të parë: -Ktheni sytë nga njerëzit tuaj të dashur. Kaloni sa më tepër kohë me ta dhe sërish do jetë e pamjaftueshme. Vetëm ata do të jenë rreth jush kur të jeni duke u drejtuar drejt fundit pa fund…










