Siguruam fonde për mbështetje financiare prej 6.000 denarë dhe për fëmijët pa prindër

Masa për mbështetjen financiare për kategoritë në nevojë, të tilla si pensionistët dhe prindërit e vetëm, shtrihet dhe për fëmijët pa prindër. Përkrahja në vlerë prej 6.000 denarë u sigurohet atyre me rebalancin e buxhetit, tha Ministri i financave Fatmir Besimi në debatin për rebalancin në Seancën plenare të Kuvendit.

Besimi theksoi se gjatë diskutimit të komisionit, u bënë ndryshime të tjera shtesë në rebalanc, me të cilat sigurohen fonde për projekte të tilla si furnizimi me ujë dhe stacionet filtruese në disa vendbanime.

– Ne kemi bërë shtesë në rebalanc në bazë të ndryshimeve të miratuara. Siguruam fonde për mbështetje financiare për fëmijët pa prindër. Siguruam mjete të hartëzimit për sektorët strategjikë industrial në rajonin e Ohrit. Siguruam fonde për ndërtimin e një pjese të kthesës së tretë të sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Likovë dhe furnizimin me ujë në Reçicë të Vogël, fonde për përfundimin e stacioneve filtruese në Shtip dhe Karbic, fonde për restaurimin e një ure në fshatin Ulanci dhe fonde shtesë për mirëmbajtjen e vendeve arkeologjike, si dhe fonde për organizimin e oficerëve rezervë – tha Besimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu