Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, thotë se fushata për bojkotimin e regjistrimit është përsëri aktive, ai paralajmëron se do të ketë pasoja për njerëzit që do të refuzojnë të regjistrohen.
“Ne të gjithë duhet të kuptojmë se ky është një aktivitet i detyrueshëm. Ky është një detyrim ligjor, kjo nuk është një e drejtë, ky është një detyrim dhe ne duhet të jemi pjesë e këtij procesi. Dhe është kudo në botë, ne nuk jemi përjashtim”, deklaroi Simovski për Kanal 5, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Simovski siguroi se të gjithë regjistruesit do të mbajnë një maskë mbrojtëse, shumica do të vaksinohen dhe do të jetë e mundur të regjistrohen jashtë shtëpive, pra para një ndërtese ose në oborr.
Sipas tij, ata që refuzojnë të regjistrohen do të përballen me sanksione të parapara me ligj.
Ai tha se ata nuk janë një institucion që mund të thotë nëse regjistrimi do të shtyhet apo jo.
“Ne kemi një ligj dhe i vetmi institucion që mund të thotë diçka të tillë është Kuvendi”, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostol Simovski, kus shtoi se si institucion në periudhën e marsit, kur ishin përgatitjet për regjistrim, thanë se ishin plotësisht të përgatitur për të.









