Simovski: Regjistrimi i vitit 2020, pa përkatësinë etnike (VIDEO)

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski, në një intervistë për Alsat beson se regjistrimi i popullsisë i paraparë për vitin 2020 do të kalojë pa ndikime politike. Ai thotë se kjo është edhe njëra ndër arsyet pse kërkon që në regjistrim të mos ekzistojë grafa për përkatësinë etnike të qytetarëve.

Propozoni ndryshime në Ligj, në atë propozim e keni fshirë kolonën e përkatësisë etnike të qytetarëve. Pse jeni kundër kësaj?

Ajo që ju e përmendët rreth mos përfshirjes së përkatësisë etnike, si shënim në regjistrim është propozimi ynë. Ne vlerësojmë se në këtë mënyrë në regjistrim do ta shkurtojmë fushën e vetme interesante të politikës. Pra, politika në parim është e interesuar për këtë shënim më së shumti. Nëse e kuptojmë këtë, nuk do ketë më interes politika, që të angazhohet për ndonjë regjistrim që do t’i konvenojë disa subjekteve politike.

Por, kjo që ju e kërkoni të fshihet kolona, kishte reagime të ashpra në publik.

Po, kjo është një tabu temë. Ishte e pritshme, e dinim se do ketë reagime të tilla. Deri tani askush nuk ka përmendur diç të tillë në shtet. Kjo ishte për herë të parë, të përmendet një mundësi e tillë, dhe e them se nuk është qëllimi të dëmtohet ndonjë bashkësi etnike, e as të fitohet diçka plus. Thjeshtë të shmanget politizimi i regjistrimit, që të kemi tregues cilësor të regjistrimit që do t’i shërbejë të gjithëve.

VIDEO:

1 Koment

  1. Opstruksionet, denigrimet,shkeljet e te drejtave te shqiptareve, pengesat ne punesimin e Tyre ne administrate shteterore vazhdoje edhe me turkey. just mund te Beni regjistrimin e popullesise edhe pa deklarimin e etnise, por shqiptaret Jane aty, made Jane shumica, kurse maqedonas pskice me shtetit e Tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here