Sinjale pozitive nga ambasadori spanjoll në Serbi: Spanja mund të hapë zyrë në Kosovë

Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka dhënë sinjale pozitive për mundësin që ky shtet të hapë një zyrë në Kosovë.

Mirëpo sa i përket qëndrimit të shtetit spanjoll rreth pavarësisë së Kosovës, Molina ka thënë se është i pandryshueshëm edhe nëse Madridi zyrtar hap një zyrë në Kosovë.

Sa i përket mundësisë së hapjes së një zyre në Prishtinë, duhet të kihet parasysh se shumica e anëtarëve të BE-së që nuk e njohin Kosovën janë tashmë të pranishëm në atë territor dhe se kjo nuk presupozon ndonjë ndryshim në pozicionin e tyre. Në çdo rast, çdo vendim i Spanjës në atë drejtim sigurisht që do të merret në bashkëpunim me partnerët tanë serbë. Dhe, e përsëris, nuk do të thotë ndonjë ndryshim në qëndrimin tonë të vendosur”, ka thënë Molna.

Ai këto pohime i ka bërë në një intervistë për gazetën serbe ‘Kurir’, ndërsa ka theksuar se Spanja respekton Rezolutën 1244 të KS të OKB’së ndërsa bëri thirrje për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Ditë më parë ishte raportuar se Spanja është duke planifikuar të hapë një Zyrë Ndërlidhëse në Kosovë. Këto pretendime i kishte mohuar Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu