Sipas Vuçiqit, “Kosova do të përfitonte po që se futet në Ballkanin e Hapur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po që se Kosova do të futej në iniciativën e Ballkanit të Hapur “do të përfitonte shumë”.

Pas refuzimit të Kosovës që të hyjë në këtë iniciativë të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se kjo nismë nuk mundëson shtyrjen përpara të interesave të Kosovës. Sipas saj, me këtë iniciativë Serbia vazhdon ta mohojë ekzistencën e Kosovës. Kosova ka thënë vazhdimisht se Procesi i Berlinit është procesi i duhur të cilën shteti synon.

Duke komentuar këtë deklaratë të Osmanit, Vuçiqi ka thënë se “të gjithë do të përfitonin nga iniciativa”.

Sigurisht, Serbia do të përfitojë nga nisma Ballkani i Hapur, por Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, i gjithë rajoni do të përfitojnë po ashtu, dhe nëse Prishtina dëshiron të marrë pjesë në të, nuk ka dyshim se edhe ata do të përfitonin shumë”, ka thënë Vuçiqi në një intervistë për “Tanjugun”.

Çështja e Ballkanit të Hapur ka shkaktuar përplasje edhe në raportet mes Shqipërisë e Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar Kosovën edhe në një takim që pati me kancelaren gjermane Angela Merkel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu