Situata del jashtë kontrollit pas suksesit te valës së parë, virusi përhapet frikshëm në Japoni

Japonia u duk sikur e kishte situatën nën kontroll, por tani virusi është përhapur kudo. Pas suksesit fillestar, Japonia po përballet me një realitet të ri me pandeminë globale të koronavirusit.

Vendi tërhoqi vëmendjen globale pasi kishte nën kontroll valën e parë të COVID-19 dhe u quajt “Model Japonez” – testime të shpeshta dhe pa bllokime, as ndonjë mjet ligjor për të detyruar bizneset të mbyllen, raporton bloomberg.

Japonia ka raportuar 1.579 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima sipas njoftimit nga ministria e shëndetësisë.

Vendi ka regjistruar një numër rekord të personave të infektuar në ditën e tretë ndërsa deri më tani ka konfirmuar 36.548 raste me virus. Gjithashtu raportohet se deri më tani kanë ndërruar jetë 1,024 njerëz që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri Shinzo Abe pohoi se situata është duke u monitoruar nga afër dhe se fokusi ishte te testimi i intensifikuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu