Protesta e opozites vijon prej ores 18:00. Ne parlament policia hodhi dy here gaz lotsjelles per te zbrapsur protestuesit nga parlamenti. Presidenti Ilir Meta ben apel per evitimin e konfrontimit.
Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaron se jane plagosur dy efektive policie, nderkohe kryeministri Edi Rama denoi plagosjen e policise por nuk tha asnje reagim per hedhjen e gazit lotsjelles.
Ora 20:35: Protestuesit rikthehen para parlamentit dhe hedhin tymuese.
Ora 20:25: Hidhet sërish gazlotsjellë, plagoset një fotoreporter
Ora 20:14: Dy të plagosur nga protesta
Ora 20:00: Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të zbrapsur protestuesit larg parlamentit. Protestuesit janë shpërndarë larg parlamentit
“Hidhet gaz herë pas here” informon gazetarja e RTV Ora Fjorela Beleshi. Nderkohe qe nje grup protestuesish i jane afruar serish parlamentit.
Ora 19: 56: Eshte hedhur gaz lotsjelles para parlamentit per te shperndare protestuesit. Shikoni videon live
Ora 19: 55: Protestuesit jane zhvendosur tek parlamenti pas gati nje ore e gjysme qendrim para godines se kryeministrise.
“Do të qëndrojnë për disa kohë para parlamentit. Në mes të turmës është dhe Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha” shprehet gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj.
Nderkohe para kryeministrise u mbajt dhe nje fjalim nga kryetari i PD-se Lulzim Basha. Ne nje moment pati tension pasi u ca kordoni dhe protestuesit hipen ne shkallet e kryeministrise.
Reshjet e shiut duket se nuk kane trembur protestuesit te cilet vijojne te jene te shumte ne krah te krereve te opozites, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha.
Ora 19:30: Protestuesit nisen drejt Parlamentit
Ora 19: 15: Protestuesit çajnë kordonin e policisë
Video:










