Situata në veri, policia e Kosovës kalon me automjete në Zubin Potok

Sot është dita e shtatë që prej hyrjes në fuqi të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Situata në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë gjatë ditës së shtunës ka qenë e tensionuar.

Në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok pati sulm me bombë ku është djegur kjo qendër. Përveç kësaj ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën.

Mediat në Kosovë raportojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak.

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në veriun e vendit. Nuk dihet ora e saktë se kur do të mbahet ky takim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu