Situata në veriun e Kosovës, Sekretari i NATO-s bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jans Stoltenberg ka njoftuar se ka biseduar me Albin Kurtin dh Aleksandër Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës.

Ai në një postim në Twitter tha se kërkoi nga Beogradi dhe Prishtina që të tregohen të përmbajtur dhe t’i kthehen dialogut

“Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, deklaroi Stoltenberg, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

“Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e përshkallëzimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregohen të përmbajtur dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë” – u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu