Situatë e vështirë me zjarret në Shqipëri, ja detajet e fundit

Tre shtëpi janë djegur prej zjarrit që ka përfshirë sot njësine administrative të Bërdicës në Shkodër.

Flakët janë përhapur me shpejtësi si rezultat i erës. Forcat zjarrfikëse dhe ushtria kanë evuuakuar menjëherë banorët në dy prej shtëpive ndërsa e treta ka qenë e pabanuar prej pak kohësh.

Edhe në këto momente po vijon lufta me flakët në Bërdicë ndërsa zjarret kanë rrethuar të gjithë Shkodrën, nga Postriba, në Bardhaj e deri në kufirin me Malësinë e Madhe.

Ndërsa një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe kodrat në zonën e Shënepremtes në Lushnjë.

Mësohet se flakët kanë përfshirë disa kodra me ullinj, të favorizuara edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta të gushtit. Aktualisht zjarri po kalon në Kodrat e Divjakës, afër fshatit Gërmenje.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu