S’ka më dyshime, Ronaldo i thotë “PO” Napolit, operacioni Osimhen-CR7 i arritshëm

Cristiano Ronaldo është shumë afër largimit nga “Old Trafford”, ndërsa gjithmonë e më afër rikthimit në Serie A. Tashmë nuk mund të quhen më aludime apo zëra merkatoje, por pista e kalimit të CR7 te Napoli është konkrete.

Sipas “Corriera della Sera”, ish-sulmuesi i Real Madrid ka dhënë dritën jeshile për një kalim në “Maradona”, ku do të kishte mundësinë të luante në Champions League.

Tashmë dihet prej kohës që CR7 nuk është i lumtur te Manchester United, me këtë të fundit që nga Napoli po kërkon Victor Osimhen. Për sulmuesin nigerian “djajtë’ kanë ofruar 100 milionë euro, por Aurelio de Laurentis kërkon 130 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin.

Sipas burimit në fjalë, 37-vjeçari mund të huazohet falas te napolitanët dhe 80-85% të pagës së tij prej 24 milionë euro neto në sezon të paguhet nga “Djajtë e kuq”.

Aktualisht me fanellën e United në Premier League, Ronaldo është aktivizuar gjithsej në 4 ndeshje, ku në 3 raste e ka nisur nga stoli duke mos shënuar dhe asistuar dot asnjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu